Reali hedh sytë te Rodri

Futboll

Reali hedh sytë te Rodri

Më: 3 janar 2026 Në ora: 11:58
Rodri

Rodri padyshim është një nga mesfushorët më të mirë në botë.

Spanjolli, e ka dëshmuar veten si me Manchester Cityn dhe Kombëtaren Spanjolle ku ka fituar tituj të rëndësishëm.

Për këto performanca ai është shpërblyer me “Topin e Artë”, që e fitoi në vitin 2024.

Por që nga viti i kaluar ai ka pasur probleme, si shkak i lëndimit ku kishte humbur pothuajse tërë sezonin e kaluar si dhe një pjesë të këtij sezoni.

Rodri, tashmë ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe sipas “Marca”, Real Madridi po vëzhgon atë dhe po tenton që ta transferojë spanjollin si transfer i lirë.

Rodri, që kur ju bashkua Manchester Cityt në vitin 2019 ka bërë 274 paraqitje dhe shënoi 26 gola dhe 32 asiste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat