Barcelona mbetet pengu i vetëm

Futboll

Barcelona mbetet pengu i vetëm

Më: 3 janar 2026 Në ora: 18:59
Joao Cancelo

Barcelona mbetet “pengesa e vetme” që qëndron mes Interit dhe transferimit të Joao Cancelos, megjithatë Nerazzurrët po shfaqen gjithnjë e më optimistë për nënshkrimin e mbrojtësit portugez gjatë këtij muaji.

Sipas raportimeve, Interi është pranë sigurimit të shërbimeve të Cancelos, i cili është lënë jashtë listës së Al-Hilalit si për kampionatin vendor ashtu edhe për Ligën e Kampionëve të AFC-së.

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Juventusit ka pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzaghi, çka e bën largimin e tij nga klubi saudit pothuajse të sigurt në afatin e janarit.

Al-Hilal është i gatshëm të mbulojë pjesën më të madhe të pagës së Cancelos gjatë huazimit për pjesën e dytë të sezonit. Ndërkohë, sipas “Gazzetta dello Sport”, në marrëveshje mund të përfshihet njëri nga Francesco Acerbi ose Stefan de Vrij.

Interi është i bindur se Al-Hilal do t’ia kthejë favorin klubit italian, pasi Nerazzurrët i lejuan Inzaghit të transferohej në Arabinë Saudite verën e kaluar, pavarësisht se trajneri kishte ende një vit kontratë në San Siro.

Raporti shton se Barcelona mbetet e vetmja pengesë reale, por katalanasit duket se tani kanë prioritete të tjera, ndaj Interi shpreson ta mbyllë marrëveshjen në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat