Ronaldo në dyshim për të ardhmen

Futboll

Ronaldo në dyshim për të ardhmen

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 14:37
Ronaldo e Salah

E ardhmja e Kristiano Ronaldos në Arabinë Saudite është sërish në dyshim dhe Mohamed Salah mund të përfitojë nga kjo.Anësori egjiptian i ka bërë të qarta prioritetet e tij, të garojë në nivelin më të lartë, por tregu i transferimeve është i paparashikueshëm.

Sipas The Mirror, ai po transferohet në Arabinë Saudite, duke trefishuar pagën e tij aktuale (mbi 16 milionë euro në vit) falë “rastit Kristiano”.

Kampionati arab e sheh atë si ikonën ideale për kërcimin e ardhshëm në cilësi, një emër me apel të fortë global, statistika mbresëlënëse dhe një ndikim kulturor që tejkalon futbollin.

Sezonin e kaluar, sulmuesi i Liverpulit shënoi 34 gola dhe 23 asiste në 52 ndeshje, duke luajtur mbi 4,400 minuta në një nivel të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat