Bojokoti i Ronaldos

Futboll

Bojokoti i Ronaldos

Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 15:05
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po vazhdon të bojkotoj dhe të mos luaj ndeshje zyrtare me Al Nassr.

Sulmuesi portugez nuk është pjesë e skuadrës arabe edhe në ndeshjen e sotme në Ligën e Kmapionëve të Azisë, ndaj Arkadag.

Kjo është ndeshja e tretë radhazi që 41-vjeçari nuk luan, pasi nuk u paraqit ndaj Al Riyadh dhe Al Ittihad.

Ronaldo ka shprehur pakënaqësinë ndaj transferimeve jo të mira gjatë afatit kalimtar të janarit dhe po refuzon të luaj me fanellën e Al Nassr.

CR7 ka edhe mbështetjen e tifozëve të klubit për këtë bojkot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat