Prishtina dënohet me dy ndeshje pa shikues!

Futboll

Prishtina dënohet me dy ndeshje pa shikues!

Më: 12 mars 2026 Në ora: 11:57
Prishtina

Prishtina dënohet me dy ndeshje pa shikues!!

Klubi i futbollit Prishtina është dënuar me dy ndeshje pa praninë e tifozëve, pas vendimit të Komisionit Disiplinor dhe të Etikës pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky vendim lidhet me ndeshjen e javës së 22-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, ku Prishtina u përball me Dritën. Autoritetet e FFK-së kanë vendosur këtë masë si pasojë e sjelljes së tifozëve gjatë takimit.

Klubi ka depozituar ankesën e tij dhe kërkesën për zbutjen e këtij dënimi, duke shprehur gatishmërinë për të marrë një përgjigje pozitive nga organet kompetente të FFK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat