Edhe një humbje për Saasuolon e portierit Muriç

Futboll

Edhe një humbje për Saasuolon e portierit Muriç

Nga: K.G. Më: 15 mars 2026 Në ora: 17:00
Dallinga

Sassuolo si vendas nuk ia doli ndaj Bolognas, në takimin e javës së 29-të të Serie A.

Bologna ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Sassuolos, falë një goli të hershëm. 

Futbollisti Dallinga shënoi në minutën e 6-të.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, u paraqit titullar por pa fat në këtë sfidë, duke pësuar humbjen e dytë rresht.

Bologna renditet në vend të tetë me 42 pikë, katër më shumë se Sassuolo që gjendet një vend më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat