Robert Lewandowski nuk është në formë para Shqipërisë

Futboll

Robert Lewandowski nuk është në formë para Shqipërisë

Më: 15 mars 2026 Në ora: 17:49
Robert Lewandowski

Robert Lewandowski nuk është në formën më të mirë para Shqipërisë.

Kuqezinjtë i rrezikuan Europianin në herën e fundit duke e lënë pas vetes, por këtë herë kanë mundësi që t’i heqin Botërorin e fundit të karrierës.

Sulmuesi i Barcelonës ka nisur që të ndiejë vitet mbi shpinë dhe 2026 nuk mund të quhet viti i tij.

Në 16 ndeshje që katalanasit kanë zhvilluar këtë vit, Leëandoëski ka arritur të realizojë vetëm 6 gola.

Shumë pak për një sulmues klasi dhe mbi të gjithë, për një sulmues i cili është pjesë e një ekipi si Barcelona, që sulmon gjithë kohën kundërshtarin e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat