Media turke reagon për rezultatin në Kosovë

Futboll

Media turke reagon për rezultatin në Kosovë

Nga: K.G. Më: 31 mars 2026 Në ora: 22:53
Pamje nga ndeshja

Kosova ishte e pafat në përballjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pësoi humbje me rezultat 1:0 nga Turqia.

“Ekipi Kombëtar i futbollit Turk e mposhti Kosovën me një gol të vetëm, duke siguruar një vend në Kupën e Botës pas 24 vitesh. 

Turqit do të garojnë në Kupën e Botës për herë të tretë në historinë e tyre.

Grupi dhe kundërshtarët e Turqisë në turne janë përcaktuar.

Djemtë tanë siguruan vendin e tyre në turne së bashku me SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën. Ky rezultat përcaktoi edhe grupin tonë të Kupës së Botës”, shkruan media turke “Fanatik”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat