De Laurentiis jep recetën për “ringjalljen” e futbollit italian

Futboll

De Laurentiis jep recetën për “ringjalljen” e futbollit italian

Më: 1 prill 2026 Në ora: 12:53
De Laurentiis

Pak orë pas eliminimit të Italisë nga Bosnja me penallti, në finalen e “play off”-it të Botërorit, Aurelio De Laurentiis, president i Napolit, komentoi krizën e futbollit italian: “E ndiej të njëjtën gjë prej 10 vitesh. Ne luajmë shumë dhe kjo i shkatërron futbollistët tanë.

Nëse kthehemi te Serie A me 16 ekipe dhe heqim Superkupat në Arabinë Saudite, do të kursenim lojtarët tanë dhe do të kishim kohë për kombëtaren.

Takticizmi italian nuk garanton më sukses ndërkombëtar. Në futboll gjithçka është e ngurtë dhe shumë njerëz thjesht jetojnë nga situata; unë nuk jam nga ata.

Sporti, përfshirë shtetin, ka sjellë sukses, e pamë në Olimpiada. Malagò ka punuar shumë mirë. Futbolli duhet të rifillojë nga zero. Lojtarët e mi janë në dispozicion vetëm nëse klubi kompensohet dhe sigurohet për vlerën e tyre në rast dëmtimi”.

Ja dhe receta e tij: “16 ekipe, më pak ndeshje, më shumë kohë për kombëtaren, pagesa dhe sigurime totale për lojtarët. Malagò mund të rigjallërojë futbollin italian brenda dy vitesh.

Të tregojmë filmin e titullit të katërt për amerikanët në ‘Hollywood’ do të jetë argëtim për të gjithë italianët dhe amerikanët, duke promovuar Napolin në botë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat