Neuer për të ardhmen

Futboll

Neuer për të ardhmen

Më: 15 prill 2026 Në ora: 16:36
Manuel Neuer

Me kontratën që i skadon në fund të qershorit, Manuel Neuer ende nuk ka sqaruar nëse do të vazhdojë të luajë përtej sezonit 2025/26 me Bayern Munich.

Portieri 40-vjeçar tashmë i ka dhënë lamtumirën kombëtares dhe po përgatitet të ngrejë në qiell titullin e tij të 12-të të Bundesliga në javët e ardhshme.

Bavarezët janë ende në garë edhe në Kupën e Gjermanisë, me synimin për të fituar tripletën e tretë që nga koha kur Neuer është pjesë e ekipit.

Për të ardhmen, Neuer nënvizoi: “Do të doja të merrja një vendim sa më shpejt, por nuk do të bazohem te titujt e këtij sezoni.

Nuk kam vendosur ende, por nuk do ta zgjasë shumë.

Shpejt do të kem bisedime me klubin”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat