Egnatia përforcon mesfushën para fundit të kampionatit

Futboll

Egnatia përforcon mesfushën para fundit të kampionatit

Më: 15 prill 2026 Në ora: 18:02
Pamje nga prezantimi

Benjamin Akindoyo është zyrtarisht lojtar i Egnatias.

22-vjeçari ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2029 me kampionët e Shqipërisë.

Akindoyo ishte së fundmi pjesë e Olukismet në kategorinë e dytë nigeriane.

Për të ndërkohë mungon informacioni se sa ndeshje ka zhvilluar.

Tashmë kanë mbetur edhe pesë javë nga fundi i kampionatit.

Për këtë, ky afrim duket më tepër duke menduar për Europën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat