Bayerni feston
Bayerni, Arsenali, PSG e Atletico Madridi, janë kualifikuar në gjysmëfinale të Champions League në futboll.
Real Madridi ka pësuar humbje me rezultat 4:3 në Munih nga Bayerni, po ashtu ndeshjen e parë e humbën me 2:1 në Madrid.
Bayerni në festë, Reali kokulur.
Në gjysmëfinale takohen:
Atletico - Arsenali
PSG - Bayerni
Në sekondën e 38-të, portieri Manuel Neuer gaboi rëndë dhe e dërgoi topin drejt e te Arda Guler (Real Madrid), i cili nuk e fali, por nga distanca rreth 30 metra e përplasi topin në rrjetë, 0:1.
Rezultatet
Bayerni – Reali 4:3 (2:1)
Arsenali – Sporting 0:0 (1:0)
Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para
Në minutën e 6-të, Aleksandar Pavlloviq (Bayern) nga afërsia ka shënuar me kokë për rezultatin 1:1.
Futbollisti Arda Guler ishte në formën më të mirë. Ai në minutën e 29-të shëno gol të bukur nga goditja e dënimit prej rreth 22-23 metra, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të majtë, 1:2.
Në minutën e 38-të, Harry Kane (Bayern Munih) nga afërsia ka dërguar gjuajtje të ulët e cila përfundoi në këndin e poshtëm të majtë, 2:2.
Në minutën e 41-të, Vinicius Junior (Real Madrid) kontrollon një krosim thellë brenda zonës dhe godet traversën!
Pas një minute (42’) Kylian Mbappe (Real Madrid) shënoi nga afërsia. Ai ishte i vetmuar duke plasuar topin në mes këmbëve të portierit Neuer, 2:3.
Në minutën e 87-të, Eduardo Camavinga (Real Madrid) është përjashtuar nga ndeshja! Ai ka marrë kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 89-të, Luis Diaz (Bayern Munih) nga rreth 17-18 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë pothuajse të poshtëm, 3:3.
Në minutën e 90+4 Michael Olise realizoi për fitoren e Bayernit, me rezultat 4:3.
Arsenali është ndarë baras (0:0) me Sportingun e Lisbonës në stadiumin “Emirates” në Londër. Arsenali falë fitores në Lisbonë në ndeshjen e parë me rezultat 1:0 është kualifikuar në gjysmëfinale ku e pret Atletico Madridi.
Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë në duelin PSG-Bayern, që konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.
Dueli i parë gjysmëfinal do të zhvillohet në datën 28 prill në Francë, ndërkohë që ai i kthimit në 6 maj në Gjermani.
Ndërkohë për sa i përket ndeshjes tjetër, sfida e parë luhet në Madrid më 29 prill në orën 21:00, ndërsa e kthimit në 5 maj në Londër. Finalja është përcaktuar të zhvillohet më 30 maj në orën 18:00 më Budapest.