Fabrizio Romano tregon situatën e fundit të Edon Zhegrovës

Futboll

Fabrizio Romano tregon situatën e fundit të Edon Zhegrovës

Më: 17 prill 2026 Në ora: 14:05
Futbollisti Edon Zhegrova

Futbollisti Edon Zhegrova nuk po kalon një kohë të mirë te Juventusi.

Kjo pasi që ylli jonë, nuk po gjen minuta nën drejtimin e Luciano Spallettit, ku në shumë raste as nuk është ftuar në 11-shen startuese.

Flitej për një lëvizje të Zhegrovës drejt Besiktasit, ku luajnë bashkëkombasit e tij si Milot Rashica dhe Kristjan Asllani, por që nuk doli të jetë e vërtetë.

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano deklaroi se ai aktualisht është i përqendruar te Juventusi, duke u përpjekur me të gjitha forcat për të ndihmuar dhe për të qëndruar në klub, me vendimin që pritet të merret në verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat