Ferizaj është në finale të Kupës së Kosovës në futboll, ku më 21 maj do të përballet me Dukagjinin e Klinës.
Ferizaj tani e ka mendjen në Evropë.
Synimi i këtij klubit është të fitojnë kupën për herë të parë dhe po ashtu të sigurojnë daljen për herë të parë në garat evropiane.
“Ferizaj njofton se, në bazë të vendimit të Federata e Futbollit e Kosovës, jemi pajisur me licencë për garim në garat e UEFA për edicionin 2026/27.
Ky vendim vjen pas përmbushjes së të gjitha kritereve dhe dorëzimit të plotë të dokumentacionit të kërkuar sipas rregulloreve në fuqi.
Një hap i rëndësishëm për klubin tonë drejt skenës evropiane”, thuhet nga klubi ferizajas.