Vjen oferta e bujshme për lojtarin Endrick

Futboll

Vjen oferta e bujshme për lojtarin Endrick

Më: 5 maj 2026 Në ora: 19:20
Endrick

Me formën e treguar te Lyon, ku është në huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, Endrick i cili ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste, ka zgjuar interesin e disa klubeve të mëdha.

Sipas raportimeve të ndryshme nga Anglia, Mikel Arteta e pëlqen shumë brazilianin e Real Madrid dhe ka ëkrkuar nga drejtuesit transferimin e tij.

Po sipas këtyre burimeve, Arsenal është gati të ofrojë 100 milionë euro për 19-vjeçarin brazilian.

“Topçinjtë” e shohin Endrick si zëvendësuesin ideal për Gabriel Jesus, i cili pritet të alrgohet në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, pavarësisht ofertës tunduese nga Arsenal duket e vështirë që Real Madrid të heq dorë nga Endrick, duke ditur besimin e madh që kanë drejtuesit e “Los Blancos” për yllin e ri brazilian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat