Lojtari shqiptar merr vendimin e papritur nw Itali

Futboll

Lojtari shqiptar merr vendimin e papritur nw Itali

Më: 5 maj 2026 Në ora: 19:31
Futbollisti Elseid Hysaj

Futbollisti Elseid Hysaj po bëhet gati t’i japë lamtumirën Lazios në fund të këtij edicioni, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me bardhekaltrit që nuk do të rinovohet.

Dhe për t’i dhënë lamtumirën në mënyrën e duhur shokëve, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë.

Sipas mediave italiane, Hysaj do të organizojë në javët e ardhshme një drekë për skuadrën në ambientet e qendrës stërvitore në Formelo.

Mësohet se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të organizojë një drekë me zgarë të hapur për shokët e skuadrës, si një mënyrë për t’i dhënë lamtumirën ekipit, por edhe për të qenë bashkë në prag të një fundi sezoni me shumë luhatje.

Hysaj iu bashkua Lazios në verën e vitit 2021 dhe pas 5 sezonesh, po bëhet gati t’i japë lamtumirën.

Në dy sezonet e fundit, ai ka luajtur rol episodik me bardhekaltrit, pasi u nxor shpesh jashtë planeve nga trajnerët në drejtim.

Por ai ka mbetur një figurë me peshë brenda klubit e për këtë arsye, ka vendosur që të organizojë këtë drekë me shokët e ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat