Arsenali arriti në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë në historinë e tyre të martën në mbrëmje, duke mposhtur Atletico Madridin në gjysmëfinale. Saka ishte heroi për skuadrën e tij, pasi shënoi golin e vetëm të ndeshjes në stadiumin Emirates, duke siguruar që Arsenali të dilte fitues 2-1 në total.
Ndërkohë Arsenali tani do të përballet ose me Paris Saint-Germain ose me Bayern Munich në finalen në fund të majit. Ndeshja do të zhvillohet në Puskas Arena në Hungari.
Bukayo Saka dha një përgjigje interesante kur u pyet se me kë dëshiron të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. Ai foli me CBS Sports pas ndeshjes dhe u pyet nga Micah Richards se me cilën nga dy fuqitë evropiane preferon të përballet në finalen e Ligës së Kampionëve.
24-vjeçari fillimisht hezitoi të përgjigjej, përpara se të jepte një përgjigje të çuditshme.
“Nuk mund të më pyesni këtë! E dini që do të duhet të jap një përgjigje të trajnuar nga media! E dini thellë-thellë se me kë duam të përballemi, kjo është e gjitha që do të them” – tha Saka.
Komentet e Sakës kanë ngjallur debate, me shumë tifozë të Arsenalit që përpiqen të kuptojnë saktësisht se me kë dëshiron të luajë. Arsenali u mposht nga PSG në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe shumë mendojnë se ai dëshiron të luajë kundër tyre në mënyrë që ata të kenë mundësinë të hakmerren.
Të tjerët mendojën se ai dëshiron të luajë kundër Bayernit, pasi Arsenali i mundi ata bindshëm në fazën e ligës këtë sezon.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 30 maj.