Shqiptari po shqetëson turqit!  

Futboll

Shqiptari po shqetëson turqit!  

Nga: K.Goca Më: 6 maj 2026 Në ora: 12:59
Futbollisti shqiptar Ernest Muçi

Futbollisti shqiptar Ernest Muçi, që aktivizohet te Trabzonspori, po kalon një periudhë me ulje-ngritje, pasi forma e tij ka rënë në javët e fundit, edhe për shkak të lëndimeve.

“I huazuar nga Beshiktasi me të drejtë blerjeje pas nisjes së sezonit, Muçi pati një fillim shumë të mirë.

Ai shënoi 10 gola në 26 ndeshje në Superligën turke, ndërsa në te Kupa turke realizoi edhe 3 gola në 6 paraqitje”, shkruan media turke “Hurriyet”.

“Në total, sulmuesi shqiptar ka shënuar 13 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat (kampionat, Kupë dhe Superkupë), duke kaluar ndjeshëm kontributin që kishte më parë te Besiktas dhe duke përjetuar një nga sezonet më të mira në karrierë.

Megjithatë, për shkak të lëndimeve, Muçi nuk ka arritur të shënojë në 10 javët e fundit të kampionatit. Ai ishte në formë të shkëlqyeshme mes javës së 13-të dhe të 22-të, ku realizoi 10 gola, por më pas nuk ka mundur të gjejë më rrjetën.

Thatësira e golave nisi në javën e 23-të, në përballjen ndaj Gaziantep FK dhe vazhdoi edhe në ndeshjet kundër Fatih Karagumruk, Kayserispor, Çaykur Rizespor dhe Eyupspor.

Pas rikuperimit nga lëndimi, Muçi është rikthyer në fushë duke u aktivizuar në ndeshjet ndaj Konyaspor dhe Göztepe, ndërsa po punon për të rikthyer formën e tij më të mirë.

Golin e fundit në kampionat ai e ka shënuar më 14 shkurt, në ndeshjen ndaj Fenerbahçe në Trabzon. Nëse arrin të shënojë kundër ish-skuadrës së tij, Beshiktash-it (9 maj),

do t’i japë fund serisë prej 10 javësh pa gol dhe do të rikthehet te rrjeta pas 84 ditësh”, ka shkruar media turke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat