Flamurtari dhe Teuta kanë barazuar në stadiumin e Vlorës me rezultatin 1-1, në kuadër të javës së 35-të të Abnissnet Superiore.
Vendasit gjetën avantazhin që në minutën e 12-të përmes Raso dhe me shifrat 1-0 u mbyllën dhe 45 minutat e para të këtij takimi.
Në fraksionin e pjesës së dytë, Boci shënjestron saktë kuadratin e portës dhe rikthen ekuilibrat. Gol ky që përcaktoi dhe verdiktet përfundimtare të këtij dueli për mbijetesën.
Me këtë rezultat, Flamurtari qëndron në vendin e fundit të tabelës me 36 pikë dhe ende shpreson për qëndrimin në elitë, teksa Teuta ndodhet një vend më sipër në tabelën e klasifikimit me 39 pikë.