Ndeshjet mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal kanë qenë emocionuese.
Të dy ekipet janë përballur në periudha të ndryshme në aktivitetet kontinetalë me rezultatet që janë të balancuar.
2 fitore janë të Arsenal, 2 Paris dhe 3 sfida kanë përfunduar në barazim.
Takimet e para mes tyre datojnë në vitin 1994 në gjysmëfinalet e Kupës së Kupave. Arsenal arriti të fitonte 1 – 0 në Londër, ndërsa ndeshja në Paris përfundoi në barazim 1 – 1.
Topçinjtë e Londrës fituan më pas të vetmin trofe Europian në historinë e tyre në finalen me Parma.
Pas më shumë se dy dekadash u përballën në Champions League në fazën e grupeve të sezonit 2016 – 2017 ku takimet përfunduan në barazim, 1 – 1 në Paris dhe 2 – 2 në Londër.
Vitet e fundit rivaliteti është kthyer. Në sezonin 2024 – 2025 Arsenal fitoi 2 – 0 në fazën e grupit unik, por Paris e eliminoi në gjysëmfinale pas 2 sukseseve 1 – 0 në transfertë dhe 2 – 1 në shtëpi.
Për Arsenal kjo është finalja e dytë e Champions League pas asaj të humbur 20 vite më parë me Barcelona, ndërsa për PSG edhe pse i krijuar vetëm në 1970 është e treta, ku tek të mëparshmet ka humbur 1 dhe ka fituar tjetrën.