Neuer nuk pret fundin e sezonit

Futboll

Neuer nuk pret fundin e sezonit

Më: 7 maj 2026 Në ora: 19:22
Manuel Neuer

Manuel Neuer do të rinovojë edhe për një sezon tjetër me Bayern Munich. Kontrata aktuale e 40-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, por Neuer do të jetë pjesë e Bayernit deri në qershorin e vitit 2027.

Mediet gjermane zbulojnë kushtin e vendosur nga drejtuesit e Bayern për rinovimin, gjë që është pranuar nga vetë Neuer.

Pavarësisht rinovimit, Neuer nuk do të jetë me titullari absolut në portë, pasi Jonas Urbig i cili konsiderohet si pasuesi i tij, do të ketë më shumë minuta dhe ndeshje në dispozicion për sezonin e ri.

Përvoja e Neuer dhe mentorimi i tij ndaj lojtarëve të rinj vlerësohen shumë nga stafi i Vincent Kompany dhe drejtuesit e Bayernit. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të ndodhë javën e ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat