Maks Eberl la të kuptohej se lojtarët portugez të PSG po trajtoheshin në mënyrë preferenciale nga arbitri në gjysmëfinalen e së mërkurës.
“Mund të kemi marrë një ose dy vendime të gabuar, por edhe dikush tjetër në fushë mund të ketë marrë një ose dy vendime të gabuara. Janë pikërisht këto detaje që vendosin një gjysmëfinale të tillë.
Ai fliste me lojtarët portugezë, të cilët i shoqëronte edhe te goditjet nga këndi.
Ndoshta ua shpjegonte diçka atyre, mua nuk ma shpjegoi.” Eberl e përshkroi si “të çuditshëm” edhe episodin kur Vitinja goditi topin në krahun e shokut të skuadrës, Neves, brenda zonës së penalltisë, duke argumentuar se shumë arbitra do t’i kishin dhënë penallti Bajernit.