KF Studeniçani “shpërtheu” me 12 gola

Futboll

KF Studeniçani “shpërtheu” me 12 gola

Më: 9 maj 2026 Në ora: 15:56
Skuadra e Studeniçanit

Skuadra e Studeniçanit në teren të vet e ka deklasuar Aerodromin me rezultat të thellë 12:1, të mërkurën, në kuadrin e javës së 24-të në Ligën e Tretë-Veri - Maqedoni.

Thjeshtë Studenicani ishte i papërmbajtshëm duke dhuruar spektakël golash.

Ishte kjo fitorja më e madhe për ta në këtë sezon, dhe fitorja më bindëse në xhiron e 24-të.

Golat për ekipin vendës i shënuan: Riadi Kadriu (28′, 48′, 61′, 65′), Furkan Qaniu (31′), Adis Zekiri (33′, 63′, 81′), Dieodon Ibrahimi (67′, 75′), Hamza Kadriu (77′)- 65′ Leonid Stamchevski.

Studenicani ndodhet në vendin e gjashtë në renditjen tabelore të Ligës së Tretë-Veri me 34 pikë, 10 fitore, 10 humbje dhe 4 barazime, dy javë para fundit të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat