Shkëndija fiton derbin ndaj Struga Trim Lum! Shkupi pëson debakël

Futboll

Shkëndija fiton derbin ndaj Struga Trim Lum! Shkupi pëson debakël

Nga: K.G. Më: 9 maj 2026 Në ora: 17:48
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Struga Trim Lum, në takimin e javës së 31-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Ndeshje e mirë u luajt në Tetovë mes dy skuadrave shqiptare.

Për Shkëndijen shënuan Krasniqi (25' – nga penalltia), Islami (39’) e Mazari (69’) dhe për Strugën realizoi Jevtoski (31').

Shkëndija renditet në vend të dytë me 71 pikë, 6 më pak se lideri Vardari.

Struga është në pozitën e tretë me 62 pikë.

Shkupi ka pësuar humbjen e 30-të, kësaj radhe në Manastir me rezultat 7:0 nga Pelisteri.

Shkupi është në fund me 1 pikë dhe Pelisteri në vend të 8-të me 36 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat