Ajaxi i fortë për Thunin

Futboll

Ajaxi i fortë për Thunin

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 20:37
Ajaxi feston

Ajaxi ka shënuar fitore të thellë në Amsterdam, me rezultat 4:0 ndaj kampionit të Zvicrës, Thun, në kuadër të garave të Ligës së Konferencës.

Vendasit ishin më të mirë dhe, si fryt i kësaj, erdhi edhe fitorja e thellë.

Në minutën e 6-të, Oliver Edvardsen pasoi te Rayane Bounida (Ajax), i cili goditi nga brenda zonës së rreptësisë. Topi u devijua dhe përfundoi në rrjetë, për 1:0.

Në minutën e 41-të, Abdellah Ouazane e shërbeu topin te Marcos Leonardo (Ajax), i cili goditi nga afërsia, duke e dërguar topin ulët në rrjetë dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit për të reaguar.

Në minutën e 70-të, Rayane Bounida (Ajax) shënoi nga gjuajtja e lirë, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë të portës! Në minutën e 89-tw, Steven Berghuis vulosi fitoren me rezultat 4:0.

Pas xhiros së katërt, Ajax zë vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Thun renditet në vendin e 28-të me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat