Skuadra zvicerane e Luganos kthehet pa pikë nga Republika Çeke, duke pësuar humbjen e parë në Ligën e Konferencës.
Jablonec shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Luganos, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt.
Futbollistët shqiptarë Albian Ajeti, Ezgjan Alioski dhe Uran Bislimi u paraqitën nga minuta e parë për skuadrën zvicerane.Ajeti u zëvendësua në minutën e 80-të.
Në minutën e 70-të, Martin Cedidla (Jablonec) reagoi më shpejt se të gjithë pas topit të kthyer dhe e dërgoi atë në rrjetë, duke kaluar vendasit në epërsi.
Në minutën e 85-të, Lamin Jawo (Jablonec) përfitoi nga topi i kthyer nga një mbrojtës dhe, nga afërsia, e dërgoi atë në rrjetën e pambrojtur, duke vulosur fitoren 2:0 të skuadrës çeke.
Lugano renditet në vendin e gjashtë me 9 pikë, ndërsa Jablonec zë pozitën e 16-të me 5 pikë.