Hoffenheimi i Asllanit dhe Avdullahut nuk lejon befasi nga Sturmi i Matoshit

Futboll

Hoffenheimi i Asllanit dhe Avdullahut nuk lejon befasi nga Sturmi i Matoshit

Nga: K.Goca Më: 26 nëntor 2026 Në ora: 22:55
Pamje nga ndeshja Hoffenheimi - Sturm

Hoffenheimi ka arkëtuar tri pikë të mëdha në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës në futboll.
Hoffenheimi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Sturm Grazit nga Austria.

Fisnik Asllani dhe Leon Avdullahu u paraqitën titullarë te Hoffenheimi, ndërsa Valmir Matoshi te Sturmi. Asllani u zëvendësua në minutën e 61-të, kurse Matoshi në minutën e 85-të.

Në minutën e 43-të, Sturmi kaloi në epërsi pas një goditjeje standarde. Topi i ekzekutuar nga e majta ra në zonën e pesëmetërshit, ndërsa pas një devijimi nga Malic përfundoi te këmbët e Diakités, i cili, nga rrëmuja në zonë, e dërgoi topin në rrjetë.

Hoffenheimi u zgjua në 18 minutat e fundit të takimit.

Në minutën e 72-të, Hoffenheimi barazoi rezultatin. Sulmi u zhvillua nga krahu i djathtë, ku në qendër kërkohej Kramariç.

Pas një ndërhyrjeje të pafat të Quarshie, topi përfundoi te Hlozek, i cili u kthye me topin dhe me të majtën goditi fuqishëm nën traversë, duke shënuar për barazimin e rezultatit.

Në minutën e 80-të, Hoffenheimi përmbysi rezultatin. Kabak pati merita të mëdha në këtë aksion, pasi me ndërhyrjen e tij përpara nisi kundërsulmin. Përmes Kramariçit, topi arriti te Lemperle, i cili pasoi në zonën e prapme te Conte.

Ky i fundit e sistemonte topin dhe me këmbën e djathtë, që nuk e ka më të fortë, goditi në këndin e poshtëm të majtë për ta kaluar Hoffenheimin në epërsi.

Në minutën e 90-të, Hoffenheimi vulosi fitoren në shtëpi. Vetëm 15 sekonda pasi hyri në fushë, lojtari i inkuadruar nga banka rezervë shënoi golin e tretë për vendasit.

Kramariçi vazhdoi të krijonte rrezik mes linjave dhe me një pasim e vuri në pozitë të mirë Moerstedtin, i cili me dy prekje e përgatiti topin, ndërsa me të tretën e dërgoi me mjeshtëri dhe saktësi në rrjetë, pranë shtyllës së djathtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat