Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 4:1 ndaj skuadrës qipriote, Omonia, në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së Evropës.
Gjiganti italian e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke triumfuar me rezultat të thellë.
Në këtë përballje u shënuan gjithsej pesë gola, të cilët dhuruan emocione të veçanta për tifozët në stadiumin e Torinos.
Për “Zonjën e Vjetër” realizuan Cambiaso (37'), Ekhator (43'), Conceicao (68') dhe Boga (73'), ndërsa golin e vetëm për Omonian e shënoi Satka (15').
Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa Omonia zë vendin e 26-të me gjashtë pikë.