Bayer Leverkuseni ka marrë tri pikë të rëndësishme në “Maksimir” dhe është ngritur në vendin e dytë në Ligën e Evropës. Bayeri shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Dinamos së Zagrebit.
Në minutën e 10-të, Tillman kaloi Bayerin në avantazh. Goda e ktheu topin në drejtim të portës, ndërsa Kaçavenda e devijoi me gjoks drejt Tillmanit, i cili shënoi pa vështirësi nga afërsia.
Në minutën e 45-të, Bayeri thelloi epërsinë në 0:2!
Mysafirët e zhvendosën aksionin nga krahu i majtë në atë të djathtë.
Në zonën e rreptësisë, Diaby, me një prekje të parë dhe me thembër, e shërbeu në mënyrë të shkëlqyeshme Quansahun, i cili u pozicionua për goditje me këmbën e majtë dhe shënoi për 0:2.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha, u aktivizua në minutën e 46-të për Dinamon, por nuk arriti të bënte dallimin përballë mysafirëve.
Bayeri renditet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Dinamo në vendin e 13-të me 7 pikë.