Pas dy barazimeve dhe një humbjeje në fazën e Ligës së Konferencës, Egnatia, e drejtuar nga Nevil Dede, ka marrë fitoren e parë në këtë fazë. Kampionët e Shqipërisë mposhtën me rezultat 2:1, në “Air Albania” të Tiranës, kampionët e Gjibraltarit, Lincoln Red Imps.
Për rrogozhinasit, kjo ishte fitorja e parë në fazën e një kompeticioni evropian, duke shkruar histori.
Sa i përket kronologjisë së ndeshjes, pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Egnatia ishte dukshëm më dominuese.
Në pjesën e dytë (47’), rrogozhinasit e tundën rrjetën me Albanesen, pas një “prekjeje magjike”, pas pasimit të Fernando Medeiros.
Lincoln befasoi në minutën e 79-të me golin e Flalhi Idrissit, për 1:1. Pak çaste më vonë, konkretisht në minutën e 81-të, Medeiros shënoi golin e fitores.
Egnatia renditet në vendin e 17-të me 5 pikë, ndërsa Lincoln Red Imps zë vendin e 27-të me 3 pikë.