Çfarë zemre ka kjo Atalantë!
Pas një pjese të parë shumë të dobët, në të cilën pësoi dy gola brenda shtatë minutash, skuadra e Sarrit reagoi në fund të ndeshjes dhe, nga minuta e 86-të deri në minutën e 90+3-të, kompletoi përmbysjen e madhe, shkruan media italiane “La Gazzetta dello Sport”.
Në përballjen me Borcin në Banjallukë, Atalanta triumfoi me rezultat 3:2.
Golat për skuadrën italiane i shënuan Krstoviq (86’), Kolasinac (90’) dhe Zappacosta (90+3’), i cili vulosi fitoren në minutat shtesë.
Për vendasit shënuan Juriçiç (22’) dhe Duket (29’).
Gjatë ndeshjes, Borci mbeti me dy lojtarë më pak, pasi Pascual u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 75-të, ndërsa Herrera në minutën e 88-të.
Kështu, skuadra vendase e përfundoi takimin me nëntë lojtarë, duke ia vështirësuar edhe më shumë vetes situatën.
Në përgjithësi, nuk ishte një ndeshje e mirë për Atalantën, e cila vuajti nga agresiviteti i skuadrës boshnjake dhe shpërdoroi një numër të madh rastesh për gol, pesë prej të cilave ishin të jashtëzakonshme.
Pas xhiros së katërt të Ligës së Konferencës, Atalanta zë vendin e 14-të me 7 pikë, ndërsa Borci renditet në vendin e 26-të me 3 pikë.