Fenerbahçe interesohet për Wiktor Nowakun

Futboll

Fenerbahçe interesohet për Wiktor Nowakun

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 14:40
Wiktor Nowak

Fenerbahçe po shqyrton mundësinë e përforcimit të mesfushës gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e lojtarëve të monitoruar është edhe polaku Wiktor Nowak, pjesë e Slavia Pragës.

Pas largimit të Fredit, klubi turk është në kërkim të një mesfushori që mund të kontribuojë si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Sipas raportimeve të mediave çeke, të përcjella nga ato polake dhe turke, përfaqësues të Fenerbahçes e kanë ndjekur 22-vjeçarin nga afër në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit, të zhvilluar më 25 nëntor.
Interesim për mesfushorin polak raportohet të ketë shfaqur edhe Borussia Dortmundi, ndërsa në garë për monitorimin e tij janë përmendur edhe klube nga Anglia, përfshirë Brentfordin.

Nowak iu bashkua Slavia Pragës në verën e vitit 2026, duke ardhur nga Gornik Zabrze. Ai ka kontratë me klubin çek deri në qershor të vitit 2030.

Megjithatë, deri më tani nuk ka marrëveshje të konfirmuar dhe as ofertë zyrtare nga Fenerbahçe. Bëhet fjalë për interesim dhe vëzhgim të lojtarit nga afër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat