Egnatias i kanë mbetur vetëm dy ndeshje për të përmbyllur rrugëtimin në Conference League.
E radhës përkon me Kauno Zalgiris, e cila do të luhet të enjten e pas dy javëve po në “Air Albania” dhe kalendari mbyllet me Bragën në Portugali.
Rrogozhinasit kanë shanse për kualifikim, kjo edhe falë fitores së parë ndaj Lincoln Red Imps, duke shkuar në vendin e 21-të me 5 pikë të grumbulluara.
Nëse ia dalin të marrin vetëm një fitore nga dy të mundshme, kampionët do t’i siguronin vetes “play off”-in.
Pikërisht, “Football Meets Data” ka nxjerrë disa projeksione duke marrë në konsideratë plotësimin e vendeve, mes atyre që do e sigurojnë automatikisht kualifikimin më tutje dhe atyre që do të përfundojnë në zonën me me eliminim.
Në këto kushte, kundërshtarë hipotetik për Egnatian mund të konsiderohen Atalanta dhe Panathinaikos. Dy emra me shumë peshë në kampionatet elitare italiane dhe greke, të cilat ndodhen gjithashtu poshtë 8-shes së renditjes në fazën e ligës.