Donnarumma drejt largimit nga Manchester City

Futboll

Donnarumma drejt largimit nga Manchester City

Nga: BOTA SOT Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 14:34
Portieri italian Gianluigi Donnarumma

Portieri italian Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Manchester City në fund të sezonit, pavarësisht se ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2030.

“E ardhmja e Gianluigi Donnarummës te Manchester City është e pasigurt. Portieri italian duket se nuk është përshtatur në nivelin e kërkuar me filozofinë e lojës që preferon trajneri Enzo Maresca.

Në këtë situatë, raportimet sugjerojnë se Donnarumma mund të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit të ardhshëm, si pjesë e një riorganizimi të mundshëm të gjerë të repartit të portierëve te Manchester City”, shkruan “Goal”.

Donnarumma iu bashkua Cityt në vitin 2025, pasi u largua nga Paris Saint-Germain, dhe nënshkroi kontratë deri në verën e vitit 2030.

Portieri italian përfiton rreth 12 milionë euro në sezon, ndërsa vlera e tij në tregun e transferimeve vlerësohet nga 45 deri në 50 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat