Disa arrestime në Kukës, mes tyre dy oficerë, shkaku: një serb - Bota Sot
Disa arrestime në Kukës, mes tyre dy oficerë, shkaku: një serb

Kukësi

Disa arrestime në Kukës, mes tyre dy oficerë, shkaku: një serb

Më: 2 janar 2019 Në ora: 14:33
Policia në Kukës

Dy oficerë të komisariatit të Kukësit janë arrestuar nga Policia pasi ndihmuan në arratisjen e një shtetasi serb, që mbahej në arrest në një ambient privat. Bashkë me ta janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, si bashkëpunëtorë, ndë ta një femër kosovare 26 vjeçe. 

Dy oficerët e Policisë janë arrestuar pasi ata lejuan takimin e tij me persona të paautorizuar dhe tani  mbi ta rëndojnë tre akuza :“Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Policia e Shtetit ka publikuar vetëm inicialet e 6 të arrestuarve për rastin flagrant. Oficeri K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës dhe oficeri  Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Katër të arrestuarit e tjerë janë:
K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës;  
R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë;  
F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë;
J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci.  

NJOFTIMI I MINISTRISE SE BRENDSHME:

Strukturat e Komisariatit te Policisë Kukës në bashkëpunim me Sektorin e SHÇBA-së nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, arrestuan në flagrancë 6 shtetas: K.M., 38 vjeç, banues në Pobreg, Kukës; J.D., 23 vjeç, banues në Rjekë, Kroaci; R.K., 46 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë; F.T., 26 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë; K.S., 53 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës; Xh.N., 43 vjeç, banues në Kukës, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

Arrestimi i shtetasve KM., J.D., R.K. dhe F.T. u bë pasi në datë 1 janar 2019, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i qëndrimit, shtetasin serb S.V., 53 vjeç, banues në Mirocka, Serbi. Ky i fundit ishte me masë sigurie ”Arrest shtëpie” dhe ruhej nga punonjës policie në një ambient privat, në Kukës.

Arrestimi i dy punonjësve të policisë u bë pasi gjatë kohës që ishin me detyrë, ruajtjen e shtetasit S.V., kanë lejuar takimin e tij me të afërm pa autorizim përkatës, duke mundësuar largimin e të arrestuarit nga vendi i qëndrimit të detyrueshëm.

Gjithashtu nisi procedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim, kryer në bashkëpunim”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...