PD: Në aeroportin e Kukësit nuk kanë nisur punimet

Kukësi

PD: Në aeroportin e Kukësit nuk kanë nisur punimet

Më: 6 prill 2019 Në ora: 17:14
Kukësi

Partia Demokratike tha se kryeministri Edi Rama ka mashtruar kuksianët për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, pasi sipas kësaj partie, në këtë aeroport nuk kanë nisur punimet.

Kështu, duke publikuar një video ku duken disa kamionë që kalojnë në rrugë, PD tha se në pamje shihet qartë se makineritë largohen nga aeroporti i Kukësit, pas largimit të kryeministrit Rama i cili mori pjesë dje në ciklin kombëtar të takimeve “Bashkia që duam”, pikërisht në pistën e aeroportit.

“Makinat që janë në video provojnë mashtrimin e Edi Ramës me nisjen e punimeve në aeroportin e Kukësit. Video është bërë dje rreth orës 17.00”, tha Partia Demokratike në koment të videos së publikuar.

Sipas saj, pas largimit të kryeministrit Edi Rama në përfundim të takimit, janë larguar të gjitha makineritë që ishin pjesë, sipas selisë blu, e show-i të tij në Kukës.

“Në aeroport nuk ka nisur asnjë punim, edhe për faktin se akoma nuk ka një leje ndërtimi nga KKT”, tha PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat