Kukës, tre në pranga për kontrabandë mjetesh motorike

Kukësi

Kukës, tre në pranga për kontrabandë mjetesh motorike

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:09
Ilustrim

Tre persona u arrestuan për akuzën e kontrabandës dhe trafikut të mjeteve motorike në qytetin e Kukësit.

Të arrestuarit janë -F.B., vjeç 45, banues në Kukës, -S.M., vjeç 46, banues në Pobreg, Kukës, -Z.N., vjeç 42, banues në Gjegjan, Kukës

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e secilit prej tyre, u konstatuan mjete pa ju nënshtruar regjimit doganor, mjete të çregjistruara të blera pa asnjë faturë tatimore apo fletë shoqërimi, pa akt shitje e blerje, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale" informoi policia e Kukësit.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat