Kukës: Tre familje sherr për pronën, përfundojnë në spital

Kukësi

Kukës: Tre familje sherr për pronën, përfundojnë në spital

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 10:32
Kukes

jë sherr për pronat ndërmjet tre familjeve mund të përfundonte në tragjedi. Policia arriti të ndalonte përshkallëzimin e konfliktit duke arrestuar në flagrancë 3 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Ngjarja u shënua në fshatin Zall-Lusen të Kukësit.

"Shtetasit A. L., R. L., dhe A. L., vëllezër, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Të dëmtuarit kanë marrë mjekim në spitalin e Kukësit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" informon policia e Kukesit. 

Janë arrestuar në flagrancë vëllezërit A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen.

Ndërsa, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin R. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim", "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Plagosje e lehtë me dashje".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat