Në Kukës, 17 qytetarë të karantinuar në dy hotele - Bota Sot
Në Kukës, 17 qytetarë të karantinuar në dy hotele

Kukësi

Në Kukës, 17 qytetarë të karantinuar në dy hotele

Më: 20 prill 2020 Në ora: 11:52
Kukës

17 shtetas të riatdhesuar po qëndrojnë në Kukës.

Ata janë nga qytete të ndryshme të vendit dhe janë akomoduar në dy hotele.

Shtetasit shqiptarë kanë hyrë përmes pikës kufitare të Morinës, pas kërkesës për riatdhesim.

Shtetasit e kthyer do ti nënshtrohen rregullave të karantinimit për 14 ditë dhe sipas udhëzimeve të qeverisë, shpenzimet akomoduese përballohen nga vetë shtetasit e riatdhesuar, ose donatorë të mundshëm.

14 shtetasit shqiptarë jetonin e punonin përkohësisht në Kosovë, por pas mbylljes se kufijve si pasojë e pandemisë nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat