Kukësi bllokohet nga reshjet e shiut

Kukësi

Kukësi bllokohet nga reshjet e shiut

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 10:05
Pamje nga Kukësi

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa rrugë të qytetit të Kukësit.

Reshjet nisën orët e para të mëngjesit dhe kanë përfshirë të gjithë verilindjen.

Abcnews.al mëson se problematika me qarkullimin ka në akset kryesore, por edhe ato rurale. Ndërkohë në rrugët e qytetit ka prezencë të madhe uji. Shiu ka sjellë shkarje dherash dhe inertesh në Kukes-Shishtavec dhe Kukës-Peshkopi.

Ndërkohë, energjia elektrike është ndërprerë në disa zona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat