Në Kukës natyra është e mrekullueshme, por liqeni i mbushur me mbetje - Bota Sot
Në Kukës natyra është e mrekullueshme, por liqeni i mbushur me mbetje

Kukësi

E martë, 13 nëntor 2018

Në Kukës natyra është e mrekullueshme, por liqeni i mbushur me mbetje

Më: 22 prill 2018 Në ora: 15:12
Kukës

Në Kukës këtë stinë çdo gjë duket e bukur. Por megjithatë një nga resurset më të mëdha siç është liqeni i Fierzës është i mbushur me plehra që zbarkojnë nga Maqedonia.

Pranvera në Kukës duket më bukur se kudo. Liqeni dhe bregu në pjesen jugore afron pamje me të cilën nuk ndahesh lehtë. Musai është nga ata njerëz që vjen çdo ditë këtu. Ai beson që kjo gjë e mban larg stresit dhe lodhjes. Por mbetjet e vrasin bukurinë e liqenit.

Edhe pse pastrohet herë pas here, ato mbulojnë sipërfaqen e tij. Përreth ka lëndina, një kurorë për Kënetën e Kashtes, njërin prej monumenteve të natyrës në Kukës.

LLoje të pafundme zogjsh e peshqish rriten në këtë park. Biologët shohin ecurinë e gjallesave. Këneta, përmes një dige ndahet me Liqenin Fierzës, e si për ironi, janë dy pamje krejtësisht të ndryshme.

Ajo është e pastër për shkak të burimeve të saj nëntokësore, kurse Liqeni i tejmbushur me mbetjet nga Maqedonia. Ndoshta dikush do kujtohet për t’i shpëtuar këto resurse të jashtëzakonshme natyrore e të kthehen në burime fitimprurëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test