Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohet rruga - Bota Sot
Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohet rruga

Kukësi

E premte, 16 nëntor 2018

Rrëshqitje dherash në Kukës, bllokohet rruga

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 22:03
Kukës

Prej 2 orësh dhjetëra automjete kanë ngelur të bllokuar në aksin rrugor Kukës-Peshkopi për shkak të rrëshqitjeve të dherave.

Mësohet se pika më kritike ngelet në fshatin Ujmisht. Shkak i rrëshqitjeve masive janë bërë shirat e dendura që kanë shoqëruar këtë zonë, por edhe disa vende të Shqipërisë.

Deri më tani nuk dihet nëse po punohet për hapjen e rrugës në fjalë dhe pastrimit të dherave. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të mbarëvajtur situatën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test