Dy tituj të rinj në gjermanisht me lirika dashurie nga Besim Xhelili

Kultura

Dy tituj të rinj në gjermanisht me lirika dashurie nga Besim Xhelili

Nga: Besim Xhelili Më: 31 janar 2021 Në ora: 06:21
Kopertina e librit

Viti i ri 2021 fillon mbarë për shkrimtarin shqiptar nga Austria, Besim Xhelili. Sapo kanë dalë nga botimi në gjuhën gjermane dy titujt e tij të fundit me lirika dashurie. Këto dy vëllime me poezi u botuan në gjuhën shqipe në vitin 2019.

Edhe pse kriza e pandemisë ka bllokuar tash mëse një vit e tepër gjithë poret e jetës, ku arti e kultura vuajnë në masë të madhe, kulturëbërësit po mundohen të mbijetojnë, të vazhdojnë krijimtarinë, të organizohen sipas rrethanave të krijuara, të mbajnë takime kulturore e letrare nga larg, përmes internetit dhe platformave të ndryshme.

Poeti shqiptar nga Tetova, i cili jeton në Vjenë të Austrisë, sjell para lexuesve gjermanëfolës dy titujt e tij të fundit me poezi, vëllimin e tetë me radhë “Fragmente të një zemre të dalldisur...! (ISBN 9783752641523) dhe i nënti “Vragë malli” (ISBN 9783752611731). Të dy këto vëllime u botuan në shqip në vitin 2019.

Recensent i të dy vëllime është kritiku i mirënjohur shqiptar Prend Buzhala, për redaktimin u kujdesën Hasan Qyqalla dhe Ejup Ajdini, kurse kritkën letrare e ka bërë Migena Arllati. Përkthimin në gjermanisht e realizoi albanologu i njohur austriak Kurt Gostentschnigg, kurse pikturat e kopertinave janë vepër e piktores dhe artistes Saranda Kika-Bahtiri nga Mitrovica.Autori falënderon stafin punues në libra, të cilët gjithmonë i qëndrojnë pranë me mbështetjen e tyre.

Këto dy vëllime gjehen gjithandej në libraritë dhe bibliotekat, si dhe në platformat e shitjeve të librave në internet. Në linkun e mëposhtëm mund të gjehen librat direkt tek botuesi:

https://www.bod.de/buchshop/catalogsearch/result/?q=besim+xhelili

Më poshtë sjellim një cikël me lirika nga kwto dy libra:

DY SY

Dy sytë e tu t’bukur, aq të përsosur

O sa janë të thellë dhe frymëzues

Por, një poet seç e kanë brengosur

Me atë shikim t’egër e pushtues...

SONATË

O këta sytë e tu një sonatë e përkryer

Brenda tyre një çerdhe e pavdekësisë,

E sikur rrugën me zili më kanë rrëmbyer

Disa valë të brishta brenda melodisë...

MELODI ME TINGUJ T’FIKUR

O melodi e qëndisur me tinguj t’fikur

Vjeshta sapo mbaroi e më s’u pamë,

Një lule n’mes vargjeve seç ka zbritur

Po pret t’pathënat që kurrë s’i thamë...

DIHATJE

Buzën pika t’verës po ta prekin

N’ato çaste hareje dhe kënaqësie

Timen ngrica akujsh seç e stepin

Nga dihatje t’lodhshme dashurie...

SI KAHERA

N’ballkon po qave sonte si kahera

Yjet po i pyete nëse jam gjallë e lotoj,

Do t’thonë se gjithmonë e gjithhera

Aty n’zemër t’kam e dot s’të lëshoj...

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat