Pse më gënjeve?

Kultura

Pse më gënjeve?

Nga: Fatmir Lohja Më: 20 tetor 2021 Në ora: 07:24
Fatmir Lohja

Të jeni të bindur, se nuk u gënjej. Hera parë që më ndodh në punën time, mbi tridhjëtë vçjeçare, si mjek specialist . Rreth orës dhjetë paradite,me nxitim, më hyri në pavion një pacient më këto fjalë:” Pse më gënjeve doktor?”, dhe u ul te karrikja përballë meje me shumë trimëri.M’u duk ditë me ters. Përpara tij , një paciant u suall me shumë arrogancë edhe me infermjeren, edhe me mua.

U mundova t’i shpjegoj, se mjekësia shtetërore ka rregullat e veta.Nuk hyhet te mjeku, pa rekomandimin e mjekut të familjes , dhe numrin përkatës të vizitës. Unë shpjegoja, ai ma mirantonte çdo fjali.

Kur të kam gënjyer?- e pyes me ton.

Si burrat, dje,- ma kthen me qetësi.

U kujtova se kisha patur pacinet. Dje m’u duk burrë zotëri. Nuk po e kuptoja nervozmin e tij.

Çfarë kërkon nga unë sot?- e pyes me ton.

Dje erdha për vizitë mjekësore, dhe zbatova tëra ligjet e shtetit,- ia nisi duke buzëqeshur.- Je mjek i mrekullueshëm, por pak rrenacak.

Si të gënjeva more dreq?- e pyes me ton ,por jo me nervozizëm.

E quante gënjeshtër, rekomandimin tim, për të rradhuar duhanin, pasi u zotua se nuk e linte dot. E këshillova, të blente paketë me dhjetë cigare . “.Gënjeshtra” qendronte, se qeveria i paska hequr nga tregu paketat me dhjetë cigare. Bënte be e rrufe se nuk e ka gjetur një paketë me dhjetë cigare në tëre Tiranën.

A je i marrë, ban vete?- e pyes duke qeshur. – Bleje një paketë me njëzet cigare,e ndaje përgjysëm, more dreq!

Nuk jam i marrë, por po bëj vetë,- me përgjigjet me qetësi.

Më tregoi se është shkrimtarë humorist. Me që sherbimi im i ka pëlqyer, dhe pse nuk i pranova para nën dorë, kishte ardhur për të më treguar se edhe ai është dikushi. Nga çanta nxorri librin e tij ë fundit, me tregime humoristike. M’i shkrojti ca fjalë të ngrohta përpara nënshkrimit.

Sa u detyrohem?- iu drejtova kur mora librin në dorë.

Tani e dhjeve fare doktor,- ma pret shkurt, në sy te infermieres.

Mund ta pimë një kafe?- e pyes me mirësi.

Ne humoristët kafen e pimë me bisht, - më përgjigjet.

Po me dopio bisht a të bën dëm?

Eshtë shumë më e shijshme,- më rri gati qerratai.

Pse?-e thumboj

Për mua, je i pari doktor, që do të me paguash kafe me dopio bisht.Kur të mbaroni punë , me doktor Fredin po të presim te kafja përballë!

Ju jeni miku i Fredit , Agim Driza?- e pyes kur m’u kujtuan bëmet e tija, sipas rrefimeve të Fredit.

Edhe dje, edhe sot, i njëjti, mos qofsha, jam. Sot jam më trim, se nuk erdha për vizitë, - me tha, kur hapi derën për të dalë jashtë, buzagaz.

Nga nervozmi, humoristi më solli me qejfë. I bëra vizitat me shpejtësi, të tre pacientve që prisnin pas dere. Zemra ma donte t’a pija kafen me humoristin dhe mikun tim Fredi.

Mua m’u duk dhjetë minuta ,por ndenja shkoi mbi një orë me humoristin. Edhe mua, edhe Fredit, nga të qeshurat , na i mpiu muskujt e fytyrës. Ne e ngacmonim pse ishte një ditë më parë frikacak, dhe pse nuk tregoi se është miku i Fredit. Sipas tij, si; Perandorët; Sulltanët; Carët; Presidentët; Sekretarët e partive; kryekriminelët; …. i lagin brekët, deri sa mjeku u jep diagnozën. Pse nuk më tregoi se është miku i Fredit, dha argumentin ,se iu dha rasti, të njihet me një mik të mirë.

Këshillen time, për blerjen e paketave me dhjetë cigare, ende kinse nuk e kuptonte. Me pyeste herë pas here, pse i dhashë rekomnadim, në kundërshtim me vendimet e qeverisë? Fantazonte variante të ndryshme humoristike, se si e kanë përcjellë në qendër patronazhsitët, bëmen tim antiqeveritare.

Në tavolinë, tregoi pse hyri në pavion ,në atë mënyrë.Infermieres i ka thënë disa herë, se nuk është për vizitë .Ajo si patronazhistë e flaktë,nuk e ka lejuar të më takojë, sepse ligji e ka të përcaktuar qartë, se si mund të hyhet në pavion. Kur ka parë se si infermirja i hapi derën rrugaçit, ndoqi të njejtin rrugë pas tij. Më kërkoi disa herë të falur,për mungesën e sjelljes në futjen në pavion. Iu lutëm me Fredin, që ta falte edhe infermiren, por nuk pranoi në asnjë mënyrë, me argumentin se :”Patronazhiste më të sertë, nuk ka hasur ndonjëherë.”

I këshilloj kolegët:” Përveç punës, kemi nevojë edhe të qeshim, se vetëm mirë na bën!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat