​Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest

Kultura

​Kejtlin Gjata çon Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

“Pakëz diell” e Kejtlin Gjatas është kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2022” në Yerevan të Armenisë.

Festa e madhe muzikore e cila do të bëjë bashkë 16 artistë nga e gjithë Europa, magjisë së të cilës i bashkohet edhe Shqipëria, do të mbahet ditën e diel (11 dhjetor) në kryeqytetin armen.

Votimi për këngën fituese të edicionit të 20-të Festivalit të Këngës Junior Eurovision, i cili do të kryhet online, hapet ditën e premte (9 dhjetor) në orën 20:00 dhe mbyllet ditën e diel (11 dhjetor).

Vota e publikut do të jetë mjaft e rëndësishme për vendimmarrjen, pasi do të vendosë 50% të rezultatit final.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat