Akademia e Shkencave: Shqiptarët të ngjashëm gjenetikisht me grekët, jo me turqit

Kultura

Akademia e Shkencave: Shqiptarët të ngjashëm gjenetikisht me grekët, jo me turqit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 18:01
Studiues

Shqiptarët dhe arbëreshët vijojnë të kenë lidhje të forta gjenetike, ndonëse kanë kaluar pesë shekuj kur kjo popullsi u vendos në jug të Italisë.

“Lidhjet gjenetike midis popullatës shqiptare dhe popullatës shqiptare që jetojnë jashtë vendit, sidomos popullatat arbëreshe në jugun e Italisë vazhdojnë që të kenë lidhje të forta gjenetike.”

Sipas studimeve të kryera nga Akademia e Shkencave, popullata shqiptare ka lidhje AND-je edhe me pjesën veriore të Greqisë.

“Nga ana tjetër janë vërejtur lidhje sic pritet me pjesën veriore të popullatës të Greqisë. Kjo është e pritshme sepss sipas skenarëve të përcaktuar nga studime të tjera del që proceset migratore kanë qenë në këtë.”

Në lidhje me diskutimet e shumta për ngjashmërinë e shqiptarëve me turqit, studiuesi Ilia Mikerezi thotë se në nivelin molekular nuk është vërtetuar një gjë e tillë.

“Studime janë bërë shumë të kësaj natyre, këto që thuhen janë në nivelin popullor. Kur flasim për lidhjet gjenetike flasim në nivelin molekular, te ADN. Sigurisht nëse flasim për lidhje të tilla, i kemi në zonën e Ballkanit.”

Studiuesit e Akademisë së Shkencave synojnë që të zbulojnë në të ardhmen më shumë për lidhjen gjenetike me ilirët për shkak se ende nuk ka studime të AND-së.

“Për lidhjet me ilirët në nivelin molekular, atë të ADN ne ende nuk kemi, ky është një bga synimet. Janë punë të vështira për tu kryer por kjo synohet që në një kohë jo shumë të largët të kemi të dhëna të kësaj natyre.”

Studiues të fushave të ndryshme diskutuan në një konferencë ë organizuar në Akademinë e Shkencave studime mbi gjenetikën e popullsisë shqiptare dhe sëmundjeve të ndryshme të trashëgueshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat