Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani

Kultura

Doli nga shtypi libri “Gjon Marku në magjinë e shkrimit” i shkrimtarit të mirënjohur, Mikel Gojani

Nga: Lekë Mrijaj Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:32
Mikel Gojani

Libër që meriton vëmendjen jo vetëm të lexuesit kureshtar, por edhe të botës akademike.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Mikel Gojani është një krijues i thellë i vlerave multidimensionale. Njëkohësisht është edhe romansier, eseist, poet dhe një studiues i letërsisë shqipe, i cili i përket epokës sonë! Ai, edhe përkundër vështirësive të natyrave të ndryshme qysh nga koha e monizmit, pikërisht fillimvitet '70-ta, e viteve të okupimit përasnjëherë nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij gjithëpërfshirëse letrare, studimore, gazetareske e kulturore mbarëshqiptare. Mikel Gojani, me paraqitjet e tija të shpeshta me gojë e me shkrim, herët përmes shkrimeve të tija të ndryshme e opinioneve gazetareske u vu në rezistencë kundrejt elementëve fashisoidë serbë, në mbrojtje të kauzës dhe popullit liridashës të Kosovës, thjeshtë ishte zëri i fuqishëm i lirive dhe për drejtat e njeriut apo për të jetuar shqiptarët e Kosovës të lirë në vendin e vet dhe për një shtet të Pavarur e Sovran të Kosovës karshi vendeve evroatlantike. Kompleti i plotë i veprave të tij letrare është tejët voluminoz, pra prej afro pesëdhjetë librave të zhanreve të ndryshme letrare. Shkrimtari Mikel Gojani ka në dorëshkrim edhe shumë e shumë libra të tjerë të zhanreve të ndryshme, përfshirë me libra shkencor, romane, ese, poezi dhe monografi. Prej shumë e shumë dekadash është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Eshtë laureat i disa çmimeve letrare si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë.

Ai, javë me parë, nxori edhe me një libër tjetër i cili mbanë titullin: "GJON MARKU në magjinë e shkrimit”, për të cilin veprimtaria e tij (shkrimtarit Gjon Marku) është e gjithanshme, me një opus të madh shumëvëllimësh, gjë qe për punën e tij kolosale e voluminoze prej shumë vitësh është prezantuar në kulturën tonë mirditore e mbarshqiptare, si në rrafshin letrarë poashtu edhe në atë hulumtuese e studimorë për të cilin kanë reflektuar shumë kritikë e studiues të rangut të lartë të leterësisë shqiptare dhe asaj studimore siq janë: akademik prof. dr. Dhimitër Shuteriqi, akademik Dritëro Agolli, akademik Ismail Kadare, akademik prof. dr. Ismet Elezi, akademik prof. dr. Mark Tirta, akademik As. prof dr. Gjovalin Shkurtaj, akademik prof dr. Rexhep Mejdani, prof. dr. Shefqet Hoxha etj...

(Nga parathënia e librit “GJON MARKU në magjinë e shkrimit” nga autori i librit Mikel Gojani)

GJON MARKU - SHKRIMTAR, STUDIUES DHE PUBLICIST I DIMENSONEVE TË GJERA

-I-

Me tërë veprimtarinë e tij të shumanëshme dhe mjaft aktive: letrare, qytetare e intelektuale, Gjon Marku mund të thuhet se është një krijues shumëplanësh. Gazetaria, eseistika, tregimet, romani, publicistika dhe studimet, përbëjnë substancën e opusit letrar të universit krijuaes të tejskajshëm të tij. E në të gjithë këtë krijimtari dhe veprimtari letrare ai gjithnjë e më shumë si mjeshtër i përpunimit artistik të fjalës shqipe ka endur një gjerdan veprash të shquara nga ato që kanë zënë vend në panteonin e vlerave kombërtare. Krijimtaria dhe puna e tij në fushën e letrave i ngjan një shtegëtimi biblik dhe të gjithkohshëm, ditën dhe natën, jo pa sakrifica e për më tepër pa llogaritur për vete kurrfarë shpërblimi individual.

Vështruar integralisht, krijimtaria e tij përfshin një pasuri të çmuar e tejet të pasur në larmi stilesh, zhanresh letrare si në: poezi, prozë, ese, publicistikë, studime, por dhe me qëndrime dhe mendime për krijimtarinë dhe veprimtarinë letare të të tjerëve. Nuk janë pak vepra letrare, studimore dhe publicistike që skalisin profilin e tij krijues. Qindra redaktime, manifestime, tribuna dhe sesione të ndryshme shkencore, ku ka marrë pjesë dhe është dëgjuar me kërshëri fjala e tij e çka sugjeron në tërësi edhe vepra me kualitet të lartë letrar e këtij autori.

Shkrimtarin dhe studiuesin e spikatur, Gjon Markun, unë e njoh qysh herët. Si emër kisha dëgjuar shumë më herët pse kisha njohur shkrimet dhe publikimt e tij që spikasnin për origjinalitet e tyre qysh në rininë e këtij shkrimtari dhe studjuesi. Në vitin 2008 pata rastin dhe mundësinë që në gazetën e përditshme kombëtare "Bota Sot" të botoja një intervistë të realizuar me shkrimtarin dhe studiuesin Gjon Marku, intervistë e cila u mirprit gjithkund ku botohej dhe shpërndahej kjo gazetë, Kosovë, Shqipëri, Evropë dhe Amerikë. Intervista mbante titulli: "Eshtë fat i madh që vendi ynë ka një kolos të letrave dhe letërsisë si Ismail Kadare". Ralizimi dhe botimi i kësaj interviste dhe komunikimi i vazhdueshëm me Gjon Markun, krijuan mundësitë që të njihemi edhe më afër, të njihnim më mirë e më thellë krijimtarinë e njëri-tjetrtit e të bashkëpunojmë në çështjet e kulturës, mendimit dhe dijes. Ky komunikim dhe bashkëpunim mbeti i vazhdueshëm dhe i pandërprerë deri në ditët e sotme.

Krijimtaria komplekse dhe shumëdimensionale edhe në aspektin estetik, përsosmëria gjithnjë e më tepër e punës së vet, tejdukëshmëria e gjendjes shpirtërore, sidomos në tregimet e tij, lëvizja e mendimit dhe përsonazhve, përvoja dhe aftësia krijuese, vetëdija e tij e mprehtë, më kishin bërë që të përcjell veprimtarinë letrare, studimore dhe publicistike çka më kanë mundësuar që profilin e tij krijues ta njoh nga afër. Në evolucionin e vet veprat e Gjon Markut i qëndrojnë besnik vetvetes, individualitetit të vet krijues duke thelluar e përsosur gjithnjë e më tepër ato cilësisht e pa drojë mund të thuhet se ato cilësohen e vlerësohen për nivelin e lartë por dhe për stilin e ngritur e të pasur poetik dhe përshkohen me një ndjeshmëri lirike, prandaj edhe vlerësohet ndër shkrimtarët më lirikë në letrat shqipe. Rrëfimtaria në tregimet dhe romanet e Markut përvijohet përmes një kategorie të tërë personazhesh, përmes një sfondi të gjerë të realitetit artistik që imponohet me kreativitet shumëdimensional.

Opusi i tij i gjerë i tregimeve dhe i romaneve dëshmon për një individualitet krijues të rëndësishëm si në llojshmërinë e dukurive të trajtuara, ashtu edhe në shtrirjen e atyre dhe në mesazhet poetike që ngërthejnë veprat e krijuara nga ky shkrimtar dhe studiues i veçantë. Me bindje themi se Gjon Marku vijon të mbetet një personalitet i spikatur nga lexuesi edhe kritika letrare, për origjinalitetin e spikatur artistik, si dhe për kontributin e shumanshëm në lëmin e letërsisë publicistike, esesistike etj. Prandaj nuk është hera e parë që shkruaj për veprat e botuara të Gjon Markut, për punën letrare dhe shkencore të këtij shkrimtari dhe studiuesi të spikatur të letrave shqipe. Mirëpo, kësaj radhe po merrem me diçka të pabotuar si libër i veçantë, pra krijesë që akoma nuk e ka përjetuar dritën e botimit e unë më duhet t'i paraqes lexuesit disa nga aspektet thelbësore të saj. Më të qenësishmet. E më të qëndrueshmet në këtë vepër, ashtu si në të gjitha angazhimet e Gjon Markut më të cilat jam marrë.

-II-

Duke u marrë prej vitesh me letërsi, përkatësisht letërsinë që ka krijuar Gjon Marku, fillova interesimin që shkrimet që i shkruanin dhe i vlerësonin studiuesit tanë dhe duke ua ditur vlerat që ngërthejnë ato shkrime, i arkivoja ei sistemoja në formë bibliografke, në mënyrë që ato të ruhen e të mbesin si gjurmë kujtese. Ishte një angazhim përkushtues që tash po i shpaloset vlera. Nga ky aspekt këto shkrime dhe vlerësime të studiuesve tanë për veprimtarinë letrare dhe studimore të Gjon Markut, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e diasporë, u konceptuan brenda kopertinave të këtij libri që tash shohin dritën si një botim i veçantë. Ky libër është titulluar: "Gjon Marku në magjinë e shkrimit", i cili pasqyron një pjesë të konsiderueshme të vlerave letrare dhe studimore të Gjon Markut në fushat në të cilat ai është përcaktuar. Libri po ashtu është konceptuar në disa pjesë tematike, si: "Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën" e autorit Gjon Marku, një vepër sa e mençur dhe origjinale; Mirdita- Intervista, bashkëbisedim i gjerë kulturor për Mirditën; "Ndërfana", historia e lashtë në një botim të ri; - Libri "Mirdita në vizionin filatelik" me autor Gjon Marku, një libër me vlerë për hitrorinë e filatelisë shqiptare: - Mirdita - vendi i kuvendeve vetëqeverisëse, VEPËR ME RËNDËSI PËR KUVENDET MIRDITORE: -Gazullorët Traditë shqiptare në Rilindjen Evropiane një vepër e çmuar vlerash universale; -Gjurmë në identitet i autorit Gjon Marku një libër me vlera të mëdha kombëtare; "KOHË TË TRAZUARA" një libër me vlera të mëdha për kulturën dhe dijen: Kulti i së vjetrës në tregimet e një autori; - Libri: "Mësuesi në kujtesë Preng Pjetër Filopati", një libër me vlerë për arsimin në Mirditë; -Gjon Markun në magjinë e shkrimit; -Gjon Markun e gjen kur dhe ku ta kërkosh në Mirditë. Të gjitha këto, pos të tjerave janë pohime që personalitet të shquara të kulturës kombëtare shqiptare bëjnë për librat e këtij autori e ato janë dhe kapitujt e këtij libri. Për vlerat e librave të Gj. Markut janë qindra krijues dhe studiues që kanë shkruar dhe vlerësuar me mjeshtërinë më të mprehtë të vlerësimit.

Libri, "Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën", ka zgjuar kureshtjen më të madhe të studiuesve qysh në momentin e para kur pa dritën e botimit, sepse është një libër i një rëndësie të veçantë, që sjell mendimin më të spikatur të intelektualëve të ditëve të sotme në lidhje me Mirditën dhe popullin e saj, në histori, tradita popullore, në krijimtarinë folklorike, në zhvillimin e saj të hershëm, të djeshmen dhe të sotmen. E për këtë libër kanë shprehur mendimet e tyre dhe kanë dhënë vlerësime të veçanta personalitete të mirënjohura të jetës intelektuale shkencore artistike etj., si: Akademik Prof. dr. Dhimitër Shuteriqi, Akademik Dritëro Agolli, Akademik Ismail Kadare, Akademik Prof. dr. Ismet Elezi, Akademik Prof.dr. Mark Tirta, Akademik As. Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj. Akademik Prof dr. Rexhep Mejdani. Prof. Dr. Shefqet Hoxha, Prof. dr. Gjerak Karaiskaj, Prof. dr. Hysen Kordha, Prof.dr. Valter Shtylla, Prof. dr. Nexhmedin LOHJA, Prof. dr. Mahir Hoti, Prof. dr. Luigj Gjoka, Prof. dr. Zef Çoba, Prof. dr. Fatmir Sulejmani, Prof. dr. Bardhosh Gaçe, Prof. dr. Ahmet Osja, Prof. dr. Mojkom Zeqo, As Prof. dr. Kristina Gjeçi (Ndreca), Prof. dr. Fadil Maloku, Prof. dr. Liman Varoshi, Prof. dr. Sandër Kovaçi. Personalitete të kulturës, si Prend Buzhala, Willi Kams, Mentor Quku, "Artiste e Popullit" Margarita Xhepa, Mësues i Merituar Gjeto Voci, Piktor i Merituar Agim Faja, Edi Luarasi, Gazmend (Nikolla) Leka etj. Jo rastësisht ky libër kishte tërhequr vemendjen dhe ishte bërë objekt i shkrimeve dhe prononcimeve të personalitetev kaq të larta të mendimit dhe të dijes. Autori Gjon Marku kishte gjetur çelësin dhe kishte bërë të shpreheshin e jepnin nje kontribut të madh me dëshmitë e tyre për Mirditën figura të spikatura të shkences e dijes, klerikë të lartë, profesorë dhe akademikë të huaj etj.

Jo rastësisht ky libër zë vend nderi në botimet encilopedike por sepse këto personalitete të shkencës, të letërsisë dhe të artit kanë gërmuar në minierat e thellësive që prekin shekujt, për të hedhur dritë mbi të kaluarën dhe të tashmen e kësaj krahine që në historinë e Shqipëris kishte zënë vend nderi në shekuj me radhë, kjo trevë që nuk kishte njohur pushtim e sundim të asnjë lloji prej shekujsh. Përmes këtij libri është vërejtur një angazhim tepër i veçantë dhe përkushtues, ku përmes intervistave nga njohës të fushave të ndryshme shpalosen shumë fakt dhe dëshmi që u qëndrojnë kohërave. Pra përmes metodologjisë së intervistave me personalitete të sferave të ndryshme të dijes, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (Patër Batërl, Mariana Graf, Tobias Svenningësen, Franz Vvinsauer, Peter Blumeier, Klarisa de Vval) etj., autori i këtij libri ia arrin t'i pasqyrojë në mënyrë tepër objektive dhe profesionalizëm të lartë vlerat që karakterizojnë Mirditën dhe njerëzit e saj. Për nga paraqitja e argumenteve shkencore nga tezat e këtyre studiuesve, që na ofron ky libër, do ta quaja unik në llojin e vet, ku nga mesazhi i përbashkët i të gjithë studiuesve të prezantuar del konstatimi unik që popullsia e Mirditës mund të quhet me krenari palca e kombit shqiptar. Ky libër me vlerat përmbajtjesore meriton vëmendjen jo vetëm të lexuesit kureshtar, por edhe të botës akademike dhe të mendimit shkencor, nga shkaku, të dhe vlera të rëndësishme për Mirditën si një regjion shqiptar me histori të hershme dhe tepër interesante. Me këtë libër autori Marku plotëson një boshllëk të djeshëm dhe tepër të nevojshëm dhe se një libër që vjen në një kohë të volitshme, meqenëse mjaft i vonuar, mirëpo dihen rrethanat që kanë diktuar mohimin e së kaluarës historike të Mirditës.

-III-

Në kapitujt vijues: "Ndërfana", historia e lashtë në një botim të ri; - Mirdita - vendi i kuvendeve vetëqeverisëse, VEPËR ME RËNDËSI PËR KUVENDET MIRDITORE; - "Gazullorët, Traditë shqiptare në Rilindjen Evropiane”, një vepër e çmuar vlerash universale; - "Gjurmë në identitet" i autorit Gjon Marku, një libër me vlera të mëdha kombëtare. Vijnë mendimet dhe opinjonet e studiuesve dhe mendimtareve vendas për librat studimorë të këtij autori e këtu kemi emra mjaft të spikatur sërish që flasin dhe ngrejnë lartë studimet dhe punimet shkencore të këtij studiuesi në rastin konkret Me mjaft vlerë vijnë mendimet dhe opinionet e Prof. Dr. Lush Culajt, Prof.dr. Anton Fistani, Prof. Dr. Vlash Mara, Dr. Ilmi Veliut, Dr. Mehmet Rukiqi, Dr. Fejzulla Xhabri, Dr. Kastriot Marku e dhjetëra të tjerë pa i përmendur të gjithë me emër. Ndërkaq, në vijim shpalosim vlerësime të rëndësishme dhe me vlerë dimensionale rreth veprës historike për vendlindjen. Ndërsa rreth librit "Mirdita në vizionin filatelik" me autor Gjon Marku, një libër me vlerë për historinë e filatelisë shqiptare, një libër për një grup elitar siç janë koleksionistët dhe studiuesit e pullave postare japin vlersimet dhe opinionet e tyre pikërisht ata që mund të quhen ustallarët e kësaj pune dhe ata janë emra ta spikatur si: Thimi Nika, Luigj Shabani, Hasan Hasani - Perkola, Dr. Nikoll Toma, Vlash Prendi, Dr Nikoll Loka, Dr. Rovena Vata etje. Gjon Marku spikat dhe me ekspozitat e tij unikale filatelike "Nënë Tereza në pullat postare të 118 shteteve".

-IV-

Shkrime dhe kumtesa Vend të rëndësishëm në libër zë edhe bota në fushën artistike e sidomos botimet në të shkrimtarit Gjon Marku. Gjon Marku shquhet si tregimtar dhe romansier i spikatur. Përderisa flasim për dy zhanre, të cilat i ka kultivuar Gjon Marku, sikundër janë tregimi dhe romani, veçojmë në këtë rast një cilësi të portretit të tij prej prozatori, unitetin që kanë shkrimet e tij. Ky unitet qëndron si në aspektin e vrojtimit origjinal të problemeve, ashtu edhe në atë të preokupimeve krijuese, si në atë të përsosjes e të fisnikërimit të shprehjeve të shprehjes dhe të thellimit të saj. Përvoja prej një prozatori të shkëlqyer, nxit studimin e veprës së tij nga disa aspekte që është dëshmuar. Duke marrë parasysh titujt e librave me tregime, si: "Njeriu që vinte dhe ikte natën” (2000); "Varri nën dardhë" (2005); "Një natë mbret në një vend tjetër (2011); "Mëkati përtej detit" (2016) etj., dëshmohet fakti "se kemi të bëmë me një tregimtar të mirëfilltë, si nga qëndrimi i tij ndaj lëndës jetësore, ashtu edhe për nga procedimi i tij ndaj krijimit letrar." Shkruan Prend Buzhala. Natyrisht krijimtaria letrare e këtij autori nuk ka kaluar jashë vemendjes së kritikëve dhe janë të shumta ata që kanë shprehur dhe vlersuar lart krijimtarinë e tij letrare mes të të cilëve mund të përmendim; Prend Buzhala, Ndue Dedaj, Hajdin Morina, prof Mehmet Rukiqi, Ndue Gaspri, Lulzime Celami Hasan Hasani - Perkola etj. Po ashtu, edhe në botën e romaneve shkrimtari Marku ka një opus të begatë dhe me vlera tepër të cilësueshme. Duke marrë parasysh titujt e vëllimeve të romaneve, vitet e botimit të tyre dhe kohën e hapësirën, kur u botuan, si dhe kontaktin e përhershëm me lexuesin dhe të interesimit të vazhdueshëm të kritikës letrare për veprën e tij, mund të thuhet se Gjon Maku është prozator me një botë të pasur shprehëse poetike, me një stil të mëvetësishëm dhe të lartësuar. Këto vlera letrare dhe artistike i dëshmojnë romanet "Ku(rve) nata" (2020), "... drejt Arbërisë" (2020) etj., vepra artistike që peshojnë në botën tonë prozaike. Meqenëse për shkrimtarin dhe studiuesin e Markun asnjëherë nuk mund të thuhen të gjitha, pra shkrimeve për të asnjëherë nuk mund t'u vihet pikë.

-V-

Gjon Marku e më së shumti veprimtaria e tij në fushën e mendimit dhe dijes, puna e tij intelektuale dhe shkencore ka zënë vend dhe në veprat apo librat e autorëve vendas të cilët janë ndalur dhe kanë dhënë mendimet, opinionet, gjykimet dhe vlerësimet e tyre për to. Libri përmbyllet me këto shkrime dhe studime të këtyre autorëve nënë kapitullin e titulluar: "Gjon Marku në Magjinë e shkrimit" kapitull i cili përmbledh disa shkrime të disa autorëve të spikatur të cilët janë marrë me vlerat e botës letrare dhe studimore të këtij personaliteti të shquar të letrare shqipe dhe të botës sonë studimore. Realizimi i këtij libri të titulluar "Gjon Marku në magjinë e Shkrimit" vjen natyrshëm por jo pa punë dhe studim të kujdesëshmë. Vetë pozicioni im, kontakti i gjithëhershëm me librin jo vetem si lexues apo mësim dhënës por dhe si autor i disa librave më kishte obliguar që të rendisja e publikoja një libër më së shumti që ka dashur një punë të kujdesëshme të gjatë dhe ta vazhdueshme bibliografike. Natyrisht ky libër nuk mund të ralizohej pa një punë të vazhdueshme e këmbëngulëse. -VI- Së fundmi, gjej rastin të shpreh mirnjohjen për të gjithë ata që me përkushtim dhanë mendimet dhe opinjonet e tyre publike për veprimtarinë studimore, publicistike, shkencore dhe artistike të Gjon Markut duke dhënë mundësinë e realizimit të këtij botimi. Realizimi i një libri të tillë nuk ka qenë një punë e lehtë. Këtu kemi të bëjmë me shkrime të: akademikëve, profesorëve, studiuesve, gazetarëve, shkrimtarëve dhe artistëve të fushave të ndryshme, të cilët në komunikimin e tyre me lexuesin nis qysh herët, afro 40 vjet më parë, kur kanë parë dritën e botimit librat e parë të këtij autori e kur fillon dhe qëndrimi apo vlerësimet e para të autorëve të tjerë për to. Gjithsesi, tani që lexuesi po merr në dorë përmbledhjen këtyre shkrimeve në një libër me vete, unë nuk mund të mos përmend dhe falënderoj këtu, për punën plot përkushtim të redaktorit të librit Z. Petrit Bezhani, i cili me mendimet e tij të çmuara ka ndihmuar pakursyer për të realizuar këtë botim. Faleminderit Znj. Valbona Cako (Petanaj) për punën plot përkushtim në faqosjen dhe artin grafik të këtij botimi. Faleminderit gjithashtu Shtëpisë Botuese "Emal" e njëherësh dhe shtypshkronjës për përkujdesjen teknike në botimin e këtij libri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat