Askush nuk ka fuqinë të të rrëzojë përveç vetes tënde në vetësabotazh

Kultura

Askush nuk ka fuqinë të të rrëzojë përveç vetes tënde në vetësabotazh

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Në çdo kohë dhe në çdo vend, Ti ke fuqinë mendore të krijosh parajsën tënde shpirtërore, dhe gjendet gjithmonë bukuri dhe gjëra për t’u bërë edhe kur duket e pamundur.

Një person pozitiv apo i shëndetshëm vjen në jetën tuaj të ndajë paqen dhe qetësinë e tij, ose të tregojë një shqetësim dhe veten e tij siç është realisht.

Nuk kërkon për vëmendje, nuk të gjykon, nuk të vendos në pozita të vështira apo krahasuese dhe as të imponon një ndryshim të caktuar. Por, edhe pse nuk të kërkon ndryshim, ju do të pësoni në mënyrë të pashmangshme një transformim rrënjësor personal, i cili ka vetëm një drejtim pa kthim mbrapa, drejt gjërave POZITIVE.

Dëgjon heshtjen tuaj dhe shikon më thellë se sa sytë mund të dallojnë. Ajo që ndodhet në brendësi të shpirtit do manifestohet jashtë në mënyra të ndryshme, në gjëra të vogla që tregojnë gjëra të mëdha, pa pasur nevojë për terma shkencore apo fjalë të zgjedhura.

Kur vjen ky moment, kur takon këtë person atëherë ke arritur të presësh ciklet përsëritëse të toksicitetit dhe tashmë me mençuri arrin të zgjedhësh momente cilësore në jetën tënde.

Problemet duket se nuk ekzistojnë më, shikon gjithmonë burime e mundësi të reja, dhe ndihet vetëm energjia pozitive.

Koha është e shtrenjtë për ta humbur me çdo gjë. Askush nuk mund të dijë sa kohë ka dhe askush nuk mund ta blejë atë, por mundet të vendosë gjëra që nuk blihen dhe që sjellin paqen e brendshme që i japin kuptim udhëtimit tonë këtu.

Në fund të fundit, a nuk përpiqen të gjithë të gjejnë lumturinë e brendshme personale pavarësisht gjërave që na rrethojnë nga jashtë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat