E keni dëgjuar super bashkëpunimim “Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Kultura

E keni dëgjuar super bashkëpunimim “Oda në Gyrbet” nga Besim Zeqiri e Muhamet Gashi?

Më: 27 mars 2023 Në ora: 17:19
Besim Zeqiri e Muhamet Gashi

Ata janë artistë të njohur të folkut shqiptar, me origjinë nga Gollaku por mbi 30 vjet jetojnë në Gyrbet. Po flasim për këngëtarët Besim Zeqiri e Muhamet Gashi ku pak ditë më parë kanë publikuar një super bashkëpunim me titull " Oda në Gyrbet ", ku muzika është krijuar nga Riza Selimi, me tekst nga Milaim Islami, orkestrim nga Studio Lumi- Hysni Klinaku, sharki e qifteli nga Bahri Rashiti, e klipi xhiruar nga Red Media drejtuar nga Burim Krasniqi.

Artistët megjithëse jetojnë larg vendlindjes vazhdojnë ta ruajnë traditën e bukur shqiptare e të këndojnë siç thotë dhe kënga në odat tona.

Kjo pasi edhe në Gyrbet i kanë odat aty ku kanë qenë e besa kanë këndu edhe rapsodët më të njohur shqiptar si : Osman Sefa, Enver Batllava, Riza Selimi, Rifat Berisha, Halil Bytyqi, Naim Salih Krasniqi e shumë të tjerë.

Ndërsa ne mësojmë se artisti Besim Zeqiri ka gati edhe një projekt të ri që do të lansohet brenda këtij viti.

E nëse ju ka marrë malli për të dëgjuar një këngë të bukur shqiptare e me tradita plot fisnikëri e burrëri atëherë ne ji ftojmë që të klikoni në linkun më poshtë.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat