Do të shkruajmë për një përsonalitet të veçantë, që përmes vargut poetik dhe mjeshtër i analizave të pjekura politike, në veçanti lidhur me aktualitetin e politikës shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe diasporë.
Siq dihet, disa përsonalitete që shkruajnë kanë ide të bujshme dhe të guximshme, disa të tjerë disponojnë mendime të fuqishme dhe arsye të shëndoshë, ndërsa Dedë Preqi, e ka njërën dhe tjetrën, që josh dashamirët e fjalës së shkruar.
Ky autor shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, prozë, tregime, opinione dhe publicistikë, me prirje dhe varacione stili, jo vetëm të shprehjes së lirë artistike, por edhe me efekte ekspresive, i cili ka përgaditur këto ditë për shtyp edhe librin më të ri me poezi për të rritur“Heshtje e ndezur”.
Deda e njeh për së afërmi realitetin politik dhe ekonomik të Kosovës, dhe shkruan me syrin kritik të një observatori të mirëfilltë që jep dritën jeshile se si mund të dilet edhe nga kriza aktuale e këtij vendi, dhe jo vetëm, por duke u mishëruar në gjërat që i kemi në vendin tonë.
Një komentues thotë,“I nderuar! Kam një konsideratë të posaçëm ndaj juve! Ju jeni një zë universal dhe shumë origjinal, që ballafaqoheni me tema shumë interesante të cilat ju janë bërë brum shpirti, sepse ju i keni thellë rrënjët në tokën tonë të bekuar, kurse ata që po manipulohen e mashtrohen, zoti do t’i mallkojë.”
Analizat e autorit t’i përkujtojnë vargjet e poezisë “Durimi” të Mitrush Kutelit: “Dhe unë,/ ja, unë!/ që isha zot/ që qëmot:/ mbeta pa dhè,/ bujk pa dhè/ bari pa kope/ këtu,/ në dherin tim./ Dhe plori m’u ndryshk,/ Hambari m’u/ myshk…/ Po shpresa s’m’u vyshk!/ Durova,/ durova,/ Sa nuk duron njeri,/ as Perëndi!”
Dedë Preqi është një nga krijuesit e veçantë dhe të rralë në diasporën tonë shqiptare, jo vetëm në fushën e analizave politike, por edhe si një mjeshtër i përsosur që din të përshkruajë ngjarje të veçanta në formë tregimi.
Ajo që impresionon është sinqeriteti dhe sensibiliteti kushtuar një personi apo evenimenti të veçantë të shpirtit shqiptar në mërgim, sipas autorit të tregimit realist, me shembullin e tregimit «Pauli me pasaportë të qenit kalon kufirin».
Kur, djaloshi pa i mbushur të 17-tat, e fillon unën për herë tä parë si turist, diku në një fshat malor në kantonin Graubinden, të Zvicrres, në një shtallë me bagëti, ku ishte prezent edhe vëllau i tij, icili e kishte bërë një marrëveshje me punëdhënësin, duke ia s’qaruar në fillim disa gjëra nga punëdhënësi, në mënyrë që të respektohen disa rregulla familjare, orari i punës dhe i bukës.
Mirëpo, pasi largohet vëllau i vet, i cili punonte diku largë nga ky vend, djaloshi ndjehet shumë i vetmuar, me ç’rast nuk mund t‘i përmbajë lotët, por punëdhënësin as që do ta brengoste një gjë e tillë, duke e urdhëruar menjëherë t’ia fillon punës, me heqë dhe me bajtë plehun e shtallës, dhe shumë punë tjera, të cilat ishin të rënda për të, sepse ishte ende i njomë, duke punuar prej një punëdhënësi te tjetri pothuaj afër 10 vite, pa e vizituar familjen e vet në Kosovë.
Tregimi për këtë djalosh do të ishte shumë i gjatë duke punuar prej një familje svicërrane në tjetren nga tre muaj, duke u marrë me bagëti, por do të ishte diçka e veçantë dhe të mos harrohen disa ngjarje shumë interesante, ku djaloshi kishte vetëm 2 ditë pushim në muaj, që shpeshherë edhe ato dy ditë pushimi nuk i shfrytëzonte, kur i rrahej dera disa herë prej punëdhënësit, që të zgjohet dhe të kryej ndonjë punë të pa pritur.
Dhe një ditë pushimi, punëdhënësi i tij e pyeti Paulin, a dëshiron me ardhë me shetit së bashku në një vend aty afër në kufi me Gjermani, edhe pse e dinte se nuk ka dokumente të kaloj kufirin, por do ta merrnin edhe qenin me vete dhe do paraqiten me tri pasaporta, duke e kaluar kufirin në këtë mënyrë disa herë pa pasur ndonjë problem.
Konstatojmë se Deda, është real në shkrimet e tij, që e thotë hapur realitetin dhe ka mendje të shëndoshë, zemër të madhe, dhe mbi të gjitha, ka mirësi e dashuri për të gjithë, por edhe shumë kritika ndaj politikajve tanë, prej të cilëve janë edhe parazita të mëdhenjë, që ushqehen me djersën e këtij populli.
Deda, në shumë opinione dhe analiza i bënë pa ofenduar askënd, por që ia dëshiron të mirën shoqërisë sonë duke filluar nga institucioni më i lartë, që është Parlamenti, të cilin duhet respektuar shumë, sepse nuk e kemi pasur kurrë ndonjëherë në historinë tonë.
Lirisht e them se ne shqiptarët në përgjithësi, sikur jemi ende të papjekur politikisht, kështuqë nga atëherë edhe kemi politikaj të tillë, nëse e meritojnë këta të sotmin edhe të quhen politikaj, sepse gjithçka mund të janë por politikaj në kuptimin e plotë të fjalës, dmth për të mirë dhe në dobi të shtetit dhe popullit nuk janë.
Prandaj, meqë një pjesë e tyre e kanë humbur busollën-orientimin (duke shiquar vetëm interesat e tyre dhe ato partiake, do të ishte jo normale, nëse institucionet tona i kemi të tilla, me njerëz të papërgjegjshëm, të pandërgjegjshëm, të paskurbulltë, shkurt pa moral e etikë politike.
Nuk mund të jemi të pagabuar, që do të thot se jemi shumë shumë larg realitetit, të vërtetës dhe jetës, dhe deri sa të kemi politiakaj të këtill (së paku këta që mirrën publikisht me politikë), nuk do kemi as politikë, as institucione dhe shtet të mirëfilltë.
Shkruan dhe një komentues tjetër, duke komentuar në një artikull që i dedikohet Kuvendit të Kosovës. Lexova më vëmendje shkrimin tuaj Dedë Preqi dhe nuk mund të ia heqë asnjë presje, shqetësimit tuaj. E keqja qëndron në atë që ne nuk kemi kulturë politike në përgjithësi dhe kulturë morale në veçanti. Pra fjala është në politikë.
Këto shqetësime i kam parashtruar disa herë në shkrimet e mija por më kot. Etika dhe morali edhe mund të fitohet më ngritje shkollore por në përgjithësi edukaten njeriu e merr nga familja pra nga trungu amë që këta nuk e kanë e më vonë nga shkolla.
«Parlamenti pa kulturë» . Jo rastësisht e lexova këtë artikull në Opinione b.sot, që më pëlqej shumë fillim e mbarim dhe e lexova edhe njëherë, duke i thënë autorit, të lumtë pena. Unë nuk jam analist dhe nuk i kuptoj gjanat shumë në politikë, por ky shkrim po më pëlqen diqka në veqanti, sepse autori nuk bënë një kritikë përsonale, por kritikën ia drejton pa emër të gjithë atyre që e meritojnë dhe atyre që kanë ndopak ndërgjegje në vete, jo vetëm si deputet, por si qenje njerëzore.
Ashtu edhe vet titulli i artikullit e ka domethanjen e vet të mrekullueshme, që do të thotë, «Parlamenti pa kulturë, sikur bazamenti pa armaturë», dhe si i tillë nuk duhet të jetë edhe Parlamenti i Kosovës, mos të themi se ia kalon edhe Parlamenti i Shqipërisë, prandaj, kisha me u zgjanue edhe ma shumë dhe me komentue për kët temë shumë të qëlluar, por mos ta teproj, vetëm dua ta përshëndes autorin, duke i uruar suksese dhe publikime tjera, të këtij rangu.
Një mesazh vjen edhe nga diaspora. Shumë i repektuar autor! Unë e lexoj me kujdes B.Sot, kët gazetë të çmushme kombëtare dhe kam respekt për botuesin Xhevdet Mazreku, në këtë rast po i drejtohem z.Dedë Preqi!
Shkrimet e juaja janë të veçanta, të cilat i lexoj me plot dëshirë, sepse keni një stil të veqant që më pelqen dhe në shkrimet e juaja keni gjithmon brum të shishëm artistik dhe substancial, që merresh dhe debaton për çështje serioze, të cilat janë dhe aktuale.
Prandaj, po veçoj një artikull kushtuar mërgimtarëve dhe kam përshtypje të mira, sepse pos tjerash që e thuani realitetin për mërgimtarët, të cilët kanë dhënë shumë për atdhe, por është fatkeqësi, se disa prej tyre po abuzojnë me punën dhe të mirat mërgimtare që i kanë fituar me shumë mundi dhe sakrifica.
Ju z.Dedë, e keni shtjelluar mirë këtë temë për mërgimtarët, dhe imazhi i tyre nuk mund të humbet aq lehtë përshkak të disa njerëzve që po i bëjnë dëm vetëvetës, poashtu po i japin imazh të keq edhe kombit tonë, me respekt ju përshëndet Aurora, Bern CH.
Tani jemi afër festës së Kurban Bajramit dhe në javën e Krezhmeve para Pashkëve dhe dimë të çmojmë mendimet e autorit të këtij artikulli të shkruar pa dorëza dhe pa prapavijë politike apo fetare, sepse Dedë Preqi ka një fe dhe një atdhe të përbashkë.
Me ndjeshmeri keni shkruar edhe për shumë ngjarje të luftës qe kanë ndodhur ne Kosovë, në veçanti për masakrat serbe ndaj popullit shqiptarë, të cilat janë shumë prekëse pa përjashtim sëcila do të ishte më e rëndë se tjetra në tërë teritorin e vendit tonë.
Ka shpresë se do te gjykohet dikush per këto krime makabre, edhe pse asnjë gjykim nuk i kthen njerëzit tanë, prej të cilëve për fat të keq ka ende njerëz të pagjetur, me të cilët po abuzon me eshtrat e tyre edhe sot shteti serb dhe politika serbe.
Një pendë që shkruan dhe shkëlqen pa ndërprerë e z. Dedë Preqi, më shkrimet të tija shumë të brumosura, i jep një krah të ndjeshëm dhe kolorit publikimeve dhe opinioneve tona, duke e pasuruar shtypin tonë shqiptarë dhe joshur shkallën e kërshërisë te lexuesit dhe dashamirët e fjalës së shkruar.